Bota
Tre gra, prona që mahnitën Mbretëreshën Elisabeth, super makina dhe futboll – Brenda jetës super luksoze të Emirit të Katarit
Kur bëhet fjalë për dinastitë më të pasura në botë, pak mund të krahasohen me pasurinë e familjes mbretërore të Katarit. Falë vlerës së tyre marramendëse prej 276 miliardë paundësh, ata jetojnë një jetë luksoze të mbushur me jahte, supermakina… dhe futboll.
Këtë javë u raportua se Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani do të bëjë një ofertë prej 4 miliardë funtesh për Manchester United. Sipas raportimeve, sundimtari 42-vjeçar beson se klubi anglez i Premierligës nuk vlen më shumë se 4.5 miliardë funte dhe pritet të dorëzojë ofertën e tij përpara afatit të së premtes.
Sheikh Tamin, i cili organizoi ofertën e Katarit për Kupën e Botës dhe në mënyrë të famshme veshi një mantel tradicional burrash arabë rreth shpatullave të fituesit argjentinas, Lionel Messi gjatë prezantimit të trofeut, ka qenë kreu i shtetit që nga viti 2013.
Ai e ka cilësuar veten si një biznesmen mendjemprehtë dhe tashmë është pronar i skuadrës franceze Paris Saint-Germain. Me vlerë 1.4 miliardë paund individualisht, Sheikh Tamin ka tre gra.
Pasuri marramendëse
I quajtur “myslimani më me ndikim në botë” vitin e kaluar nga Qendra Mbretërore e Studimeve Strategjike Islame, Sheikh Tamim erdhi në pushtet kur babai i tij abdikoi dhe vëllai i tij më i madh hoqi dorë nga të drejtat e tij për fron.
Ai zotëron një varg pronash – duke përfshirë Dudley House, dikur një nga pallatet më të shtrenjta të Britanisë. Atij iu deshën gjashtë vjet për të rinovuar shtëpinë 44,000 metra katrorë, me 17 dhoma gjumi, e cila krenohet me një sallë 50 metrash, një galeri fotografish 81 metra të gjatë, mobilie me vlerë 100 milionë funte dhe pamje mahnitëse të Hyde Park.
Kur ai priti Mbretëreshën Elizabeth II atje, ajo ishte aq e impresionuar sa thuhet se i tha Sheikh Tamim: “Ky vend e bën Pallatin Buckingham të duket mjaft i shurdhër”.
Emiri gjithashtu zotëron dy shtëpi në Cornwall Terrace të Londrës, rreshti më i shtrenjtë i shtëpive në botë. Rezidenca e tij kryesore është “Emiri Diwan Palace”, një kompleks i shtrirë dhe i vendosur në kryeqytetin e vendit, Doha, i ndërtuar për të pasqyruar fuqinë dhe pasurinë e shtetit.
Familjet mbretërore të Katarit udhëtojnë me stil dhe kanë në pronësi avionë të shumtë privatë – duke përfshirë një avion 165,000 £ të quajtur “pallat fluturues”. Sheikh Tamim është gjithashtu i njohur për flotën e tij të makinave luksoze dhe është pronar krenar i një “La Ferrari” të kuq edicioni të kufizuar.
Sheikh Tamim zotëron gjithashtu superjahtin luksoz “Al Lusail”, që thuhet se vlen 400 milionë funte. Ai krenohet me një sallon bukurie në bord, ashensor për mysafirë dhe kinema private. Ai udhëzoi projektuesit që ta ndërtonin atë një këmbë më të shkurtër se superjahti i babait të tij, Katara, si shenjë respekti.
Emiri ka tre gra
Në përputhje me ligjet tradicionale islame sunite dhe shiite, burrat myslimanë lejohen të martohen me disa gra. Babai i 13-vjeçarit Sheikh Tamim ka tre gra.
E para, Sheikha Jawaher, me të cilën u martua në vitin 2005, shërben si Zonja e tij e Parë dhe e shoqëron atë në udhëtime zyrtare, përfshirë funeralin e Mbretëreshës vitin e kaluar. Çifti janë kushërinj të dytë dhe kanë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem. Babai i Sheikha Jawaher ishte dikur një zyrtar i fuqishëm qeveritar dhe ka shërbyer si zëvendësministër i jashtëm dhe ministër i Shëndetit Publik.
Sheikh Tamim u martua me gruan e tij të dytë, Sheikha Al-Anoud bint Mana Al Hajri, me të cilën ai ka pesë fëmijë, në vitin 2009 – ajo ishte vajza e ambasadorit të Katarit në Jordani.
Një vit pasi mori pushtetin në 2013, u njoftua se ai ishte martuar me gruan e tij të tretë, Sheikha Noora bint Hathal Al Dosari, me të cilën ka katër fëmijë.
Investimet multimiliardere në prona e futboll
Familja mbretërore e Katarit ka investime në disa nga pronat më ikonike në botë, duke përfshirë The Shard të Londrës, dyqanin e mallrave Harrods, Canary Ëharf dhe Empire State Building të Nju Jorkut.
Ata gjithashtu zotërojnë aksione në Barclays Bank, British Airëays, Volksëagen, Porsche dhe Louis Vuitton. Investimet e tyre vetëm në Mbretërinë e Bashkuar arrijnë në 40 miliardë paund.
Ndër sipërmarrjet e tij fitimprurëse, Sheikh Tamim është pronari aktual i Paris Saint Germain, pasi ka investuar 1.5 miliardë funte në klub. Nëse konfirmohet marrëveshja e tij me Manchester United, ai do të zotërojë dy nga klubet më të mëdha në futboll.
Bota
Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.
Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.
“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.
Bota
Trump kërcënon Iranin: Do të na duhet t’i shkatërrojmë nëse rindërtojnë programin e raketave
Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të mbështesë një sulm tjetër kundër Iranit nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike.
“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të ndërtojë përsëri fuqinë e tij dhe, nëse po, do të na duhet t’i rrëzojmë”, tha Trump përpara se të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Do t’i rrëzojmë. Do t’i shkatërrojmë plotësisht”, theksoi ai.
Trump shtoi se do të mbështeste një sulm ndaj Iranit menjëherë nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë aftësinë e tij bërthamore, duke e këshilluar vendin që në vend të kësaj të kërkojë një marrëveshje me SHBA-në.
“Kjo është më e zgjuar. Ata mund të kishin bërë një marrëveshje herën e fundit përpara se ne të kalonim, e dini, një sulm të madh ndaj tyre”, theksoi ai.
SHBA-të më herët këtë vit bombarduan tre objekte bërthamore në Iran, në një sulm që Trump e ka cilësuar që atëherë si një sukses të madh ushtarak. Netanyahu në javët e fundit ka paralajmëruar se Irani po zgjeron përsëri programin e tij të raketave balistike.
Bota
U sulmua nga një peshkaqen, gjendet trupi i pajetë i atletes amerikane
Një atlete 55-vjeçare e disiplinës triatlon, ka humbur jetë në një sulm të tmerrshëm nga një peshkaqen në brigjet e Kalifornisë.
Siç raporton New York Post, Erica Fox ishte zhdukur që nga java e kaluar kur, sipas dëshmitarëve, ajo u pa duke notuar në brigjet e Pacific Grove, në Monterey Bay, kur një peshkaqen e sulmoi.
Që atëherë, atletja ishte shpallur e zhdukur nga autoritetet lokale pasi trupi i saj nuk ishte gjetur.
Në fakt, dëshmitarët okularë raportuan se kishin parë një peshkaqen me një trup njeriu në gojë të dilte nga uji dhe pastaj të fundosej përsëri.
Sot, frika e të gjithëve u konfirmua pasi, pas disa ditësh kërkimesh, mbetjet e gruas 55-vjeçare u gjetën në breg, pranë vendit ku ajo u sulmua për vdekje. Konkretisht, trupi u gjet në plazhin Davenport në Santa Cruz, rreth 15 kilometra nga vendi i ngjarjes.
Trupi i Fox u identifikua nga babai i saj. Edhe pse Zyra e Sherifit lokal tha se ende nuk e ka identifikuar zyrtarisht trupin, afërsia e dy vendeve sugjeron se është i atletes.
Megjithatë, për shkak të natyrës së zhdukjes së Fox, Zyrat e Sherifit të Qarkut Santa Cruz dhe Monterey, së bashku me Departamentin e Policisë së Pacific Grove, po hetojnë ende rastin.
Fox po stërvitej me të tjerë, duke notuar në grupe në vend si pjesë e stërvitjes së tyre të përditshme. Midis shokëve të saj të ekipit ishte edhe bashkëshorti i saj prej 30 vitesh, Jean-François Vanreuzel.
Tragjedia ndodhi më 23 dhjetor, kur grupi u njoftua nga një pronar varke që po kalonte se një peshkaqen ishte parë rreth 100 metra larg, dhe autoritetet ngritën alarmin dhe mbyllën plazhin.
Ekipi më pas u drejtua për në breg dhe zbuluan se Fox nuk ishte e pranishme.
“Thjesht u ndjeva e mpirë. Shpresoja që ndoshta ajo doli nga uji dhe pastaj vendosi të kthehej në këmbë”, tha shoqja e ekipit Sharon Carey.
Autoritetet u njoftuan menjëherë dhe një operacion kërkimi nisi menjëherë pas kësaj për të gjetur Fox.
Pas rreth 15 orësh kërkimi në ujë me anije, helikopterë dhe zhytës, operacioni u ndërpre. Zyra e Sherifit të Monterey-t dhe një ekip vullnetarësh vazhduan kërkimin, i cili përfundoi më herët në mënyrën më tragjike.
Megjithatë, Zyra e Sherifit të Qarkut Monterey, së bashku me ekipet e pavarura të kërkimit Bedrock Ocean Exploration dhe Angel’s Recovery Dive Team, vazhduan kërkimin edhe pas përfundimit zyrtar.
Fox ka garuar në dy gara Ironman dhe në evente të ndryshme të tjera për 20 vjet. Miqtë dhe familja e përshkruan atë si një “person jashtëzakonisht të lumtur, të gjallë, qesharak dhe të sjellshëm” e cila ishte e njohur mirë me rreziqet e oqeanit të hapur. Kohët e fundit ajo kishte marrë pjesë në një Seminar për Peshkaqenin e Madh të Bardhë për të mësuar më shumë rreth grabitqarit kryesor të oqeanit.
Në vitin 2013, ajo ndau një foto në Facebook të një peshkaqeni që notonte përkrah një zhytësi. “Kjo është kafsha më e rrezikshme në planet dhe një peshkaqen po noton qetësisht pranë saj”, shkruante ajo në postim.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova20 hours agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Albania2 days agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
