• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Tre kërcënimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale

Tre kërcënimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale

by albnews
15 December, 2021
in Bota
0
4
VIEWS

“The Economist”

Lajmet në prag të 2-vjetorit të pandemisë aktuale, mund të ishin më të mira sesa këto që po dëgjojmë aktualisht. Shfaqja e një varianti të ri të Covid-19, Omicron, ka nxitur një valë të madhe shitjesh në tregjet financiare, e nxitur me sa duket nga shqetësimi se një lloj i ri shumë i transmetueshëm i virusit, mund të frenojë rimëkëmbjen e ekonomive në mbarë botën.

Megjithatë, edhe nëse Omicron do të rezultojë i menaxhueshëm, viti 2022 do të jetë ndoshta një vit ekonomik i vështirë, pasi vendet ndodhen midis 2 forcave ekonomike të frikshme:politikës monetare më të shtrënguar në SHBA, dhe rritjes më të ngadaltë ekonomike të Kinës.

Amerika dhe Kina janë gjigantët e ekonomisë globale. Së bashku, ato përbëjnë 40 për qind të PBB-së globale. E megjithatë, të dy gjigantët priren që të ndikojnë në mënyra të ndryshmetek ekonomitë e tjera. Për shumë vende në zhvillim, rritja e fortë ekonomike në Amerikë,është një thikë me dy presa.

Efekti ekspansionist i shpenzimeve të familjeve amerikane, dëmtohet shpesh nga efekti i politikës së saj monetare, duke pasur parasysh rolin kritik që luan dollari dhe bonot amerikane të thesarit në sistemin financiar global. Një politikë më e rreptë monetare e Amerikës, shoqërohet shpesh me një rënie të oreksit global për të ndërmarrë veprime tërrezikshme.

Flukset e kapitalit drejt tregjeve në zhvillim, priren të pakësohen; dhe forcimi i dollarit iredukton flukset tregtare, për shkak të rolit të monedhës së gjelbër në të. Ndërkohë, eEfekti i Kinës në ekonominë globale, është edhe më i drejtpërdrejtë.

Kjo pasi ajo është konsumatorja më e madhe në botë e aluminit, qymyrit, pambukut dhe kokrrave të sojës, midis mallrave të tjera, dhe një importuese e madhe e mallrave, duke filluar nga pajisjet kapitale tek vera. Dhe kur lëkundet ekonomia kineze, efektin e ndjejnëeksportuesit në mbarë botën.

Viti i ardhshëm, nuk do të jetë hera e parë që ekonomitë do të detyrohen të “lundrojnë” në “ujërat e turbullta” dhe midis dy rreziqeve. Në mesin e viteve 2010, tregjet e pambrojtura në zhvillim u ndikuan jo pak nga një dollar në forcim e sipër, pasi Rezerva Federale (FED) hoqi dorë nga mbështetja monetare e ofruar gjatë krizës globale financiare, ndërsa një raund i ri por i keq–menaxhuar i liberalizimit të tregut financiar, dhe shtrëngimi i kushteve të kredisë,shkaktoi një rënie të ndjeshme ekonomike në Kinë.

Por këtë herë, pasojat negative mund të jenë më të mëdha. Në vitet 2010, një rimëkëmbje e dobët dhe një inflacioni vazhdimisht i ulët e detyroi FED-in të ecë më ngadalë. Atëherëkaluan më shumë se 2 vjet e gjysmë, midis shpalljes së synimit për të reduktuar blerjet e aseteve, dhe rritjes së parë të normës bazë të interesit.

Kësaj radhe, 12 muaj pas shpalljes së synimeve, FED ka të ngjarë të që veç uljes së normës së interesit, të ndalojë plotësisht blerjen e obligacioneve. Nga ana e saj Kina, duket se ështësot më e rrezikuar nga rënie e fortë, sesa ishte një 5 vite më parë.

Në atë kohë, qeveria iu përgjigj ngadalësimit të rritjes duke hapur “çezmat” e kredisë, dhe duke ndihmuar në ri–fryrjen e “flluskës” në industrinë e ndërtimit të banesave. Por sot ekspertët po bëjnë paralajmërime ogurzeza për të ardhmen.

Ndonëse FMN-ja parashikon se Kina do të rritet me 5.6 për qind në 2022, kjo do të ishte, me përjashtim të vitit 2020, norma më e ulët e rritjes që nga viti 1990. Rëndësia e Kinës për ekonominë globale, vetëm sa është rritur që nga viti 2010. Dhe bota mbetet e ndjeshme ndaj goditjeve.

Barra e borxhit u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë. Përhapja e vazhdueshme e Covid-19, ka të ngjarë të imponojë masa të mëtejshme kufizuese. Analiza e episodeve të kaluara të masave shtrënguese të FED-it, sugjeron se një rritje e normave të interesit, e nxitur nga një kërkesë e fortë në SHBA, është deri dikur e dobishme për ekonomitë në zhvillim, që kanë një bazë të shëndoshë makroekonomike.

Por ajo mund të jetë destabilizuese për ekonomitë më të brishta. Për të vlerësuar se cilat vende do të përballen me masa shtrënguese më të madha, si pasojë e politikat monetare më të shtrënguara në Amerikë, The Economist ka mbledhur të dhëna për disa variablamakroekonomikë kryesore për 60 ekonomi të mëdha, si të pasura ashtu edhe në zhvillim.

Deficitet e mëdha të llogarisë korrente, nivelet e larta të borxhit, inflacioni i shfrenuar dhe rezervat e pamjaftueshme të këmbimit valutor, sjellin jo pak probleme për ekonomitë që përballen me flukset e paqëndrueshme të kapitalit. Presioni po ndihet aktualisht shumë në disa vende.

Argjentina, që kryeson listën, përballet me një normë inflacioni mbi 50 për qind dhe me një krizë ekonomike të thelluar. Gjendja e Turqisë duket pak më e mirë, por vështirësitë e saj shtohen nga dëshira kokëfortë e qeverisë për të ulur normat e interesit përballë çmimeve në rritje.

Lira është goditur fort, duke humbur gati 40 për qind të vlerës përkundrejt dollarit vetëm gjatë këtij viti, duke e reduktuar fuqinë blerëse të pagave dhe pensioneve të turqve. Fatet e disa vendeve, janë më të lidhura më shumë me njërin prej gjigantëve sesa me tjetrin.

Por kushtet mund të përkeqësohen, në rast se një politika monetare më e shtrënguar nëSHBA, e përkeqëson ngadalësimin e ekonomisë kineze. Edhe pse sasia e madhe e rezervave valutore të Kinës i siguron asaj një lloj “kamardare” shpëtimi, Pekini ka pranuar flukse të mëdha financiare gjatë 2 viteve të fundit, të cilat e kanë rritur koston e juanit.

Dhe shfaqja e varianti Omicron i shton pasiguritë. Dihet ende pak mbi dëmin ekonomik që mund të shkaktojë ai. Ndërsa çmimet e aksioneve në bursa ranë më 26 nëntor, investitorët iulën pritshmëritë e tyre mbi ritmin e rritjes së normës së interesit në SHBA vitin e ardhshëm.

Por kjo mund të mos sjellë shumë lehtësim për ekonomitë e dobëta.

Shumë monedha u zhvlerësuan përkundrejt. Nëse Omicron do të frenojë tregtinë dhe rritjenekonomike, atëherë përhapja e tij do të përforconte më tej presionet me të cilat përballen ekonomitë e brishta.

Previous Post

Heshtja e Perëndimit, po e vë në rrezik Bosnjën dhe Ballkanin

Next Post

Shkenca konfirmon Drakulën

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Shkenca konfirmon Drakulën

Shkenca konfirmon Drakulën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM