Tre kinezë janë vrarë në një sulm në kufirin Taxhikistan-Afganistan 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre shtetas kinezë, të cilët punonin në Taxhikistan janë vranë në një sulm pranë kufirit me Afganistanin, njoftuan të enjten autoritetet në vendin malor të Azisë Qendrore, marrëdhëniet e të cilit me talebanët janë jashtëzakonisht të tensionuara.

“Gjatë natës së 26 nëntorit, u krye një sulm që synonte punonjësit e kompanisë ‘Shohin SM’ në rajonin Khatlon”, tha ministria e jashtme në një deklaratë. Kompania specializohet në minierat e arit.

Mediat e huaja shkruajnë se sulmi i kryer me armë zjarri dhe me një dron të mbushur me granata, u mori jetën e tre punëtorëve kinezë.  Ministria e Jashtme e Taxhikistanit u bën thirrje autoriteteve afgane të marrin masa efektive për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e të dy vendeve. Një vit më parë, në nëntor 2024 një burrë kinez u vra jo shumë larg kufirit Taxhik-Afgan.

Kompanitë kineze që operojnë në Taxhikistan janë veçanërisht të përfshira në eksplorimin e burimeve natyrore, të cilat janë të shumta në malet e vendit. Ndryshe nga udhëheqësit e tjerë të Azisë Qendrore, Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon në pushtet që nga viti 1992, ka qenë një kritik i hapur i talebanëve. Ai ka kërkuar vazhdimisht që të respektohen të drejtat e taxhikëve të Afganistanit, të cilët vlerësohet se përbëjnë një të katërtën e rreth 40 milionë banorëve të vendit.

Diplomacia taxhike kritikoi faktin se grupet kriminale, që veprojnë në vendin fqinj vazhdojnë të kryejnë veprime që synojnë destabilizimin.  Në muajt e fundit, janë regjistruar përleshje në kufi dhe ka pasur takime midis zyrtarëve nga Taxhikistani dhe qeverisë de facto talibane, sipas raporteve të medias. Aktivitetet e anëtarëve të organizatave xhihadiste, kryesisht Jamaat Ansarullah dhe Shtetit Islamik në Khorasan  në zonat malore të zonave kufitare janë shqetësuese për Dushanben.

Share This Article