“Tre kryeministra shqiptarë në një imazh”, fotoja familjare e Samitit të Kotorrit, Rama dhe Kurti pranë njëri-tjetrit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi “Planin e Rritjes”, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë sot në një Smit në Kotorr të Malit të Zi. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe lider të tjerë.

Si pjesë e këtij takimi liderët kanë realizuar dhe ‘foton familjare’ ku shihet Rama dhe Kurti të jenë pozicionuar pranë njëri-tjetrit. Por edhe më herët, në foto të cilat qarkulluan në media, Rama dhe Kurti u panë teksa diskutonin së bashku.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi “Planin e Rritjes”, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare.

Share This Article