Tre liderët kryesorë të Bashkimit Evropian i japin “dritën jeshile” Ukrainës për t’u futur menjëherë në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rumun Klaus Iohannis udhëtuan për në Kiev të enjten ku u takuan dhe mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodmyr Zelensky.

Referuar “France24”, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se të katër liderët e mësipërm të pranishëm në Kiev, mbështesin idenë për t’i dhënë Ukrainës statusin kandidat “të menjëhershëm” në BE.

“Ne të katër mbështesim statusin e menjëhershëm të kandidatit në BE”, tha Macron.

Ai shtoi se Franca do të shtojë dërgesat e armëve në Ukrainë.

Share This Article