Tre lojtarë të Flamengos me koronavirus

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre lojtarë të klubit brazilian Flamengo kanë rezultuar pozitiv në testet për koronavirus, duke i dhënë një goditje planeve për rifillim të futbollit në Brazil.

Në një komunikatë të lëshuar nga Flamengo, është njoftuar se janë testuar 239 persona në klub nga 30 prilli deri më 3 maj, ndërsa 38 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Të gjithë janë pa simptome, ndërsa dy kanë treguar se kanë anti-trupat, që i bie se kanë qenë të infektuar.

Emrat e të infektuarve nuk janë bërë të ditur. Klubi ka thënë se janë tre lojtarë, gjashtë anëtarë të stafit përkrahës, dy punëtorë nga kompanitë e kontraktuara nga klubi dhe 25 anëtarë të familjeve të lojtarëve dhe punëtorëve.

Kampioni në fuqi i Serie A së Brazilit dhe Copa Libertadoresit, ka thënë se ata që kanë dal pozitiv janë udhëzuar të vetizolohen derisa në teste të dalin negativ.

“Ne jemi duke punuar në harmoni të plotë me autoritetet qeveritare në mënyrë që, me përgjegjësi të plotë dhe siguri, t’i kthehemi aktiviteve të futbollit sa më shpejt të jetë e mundur”, është thënë në komunikatë të klubit.

Futbolli brazilian është pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të koronavirusit. Flamengo ka testuar lojtarët pasi Federata e Futbollit të Rio de Janeiro ka udhëzuar klubet që t’i kthehen stërvitjeve. Flamengo ka thënë se kishte planifikuar të kthehet në stërvitje këtë javë.

Të hënën, masazhisti i Flamengos, Jorge Luiz Domingos, ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.

Share This Article