Tre persona të vdekur në një aksident trafiku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, tre persona kanë humbur jetën.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, sipas medias lokale ‘Syri-vizion” të aksidentuarit dyshohet se janë shtetasë të Shqipërisë. 

Share This Article