Tre shqiptarë nga Kosova humbën jetën në një aksident në Luksemburg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre shtetas të Kosovës janë në mesin e pesë viktimave që humbën jeën gjatë një aksidenti në Luksemburg.

Familjarët kanë bërë publike fotografitë e tre të ndjerëve, të cilët janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.

Sipas njoftimit të familjarëve, aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 17:00.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg aksidentalisht humbën jetën tre engjëjt Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati. Allahu i shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar një nga të afërmit e viktimave.

Autoritetet e Luksemburgut ende nuk kanë dhënë detaje të plota rreth rrethanave të aksidentit.

Share This Article