Tre të lënduar gjatë sulmit të tigrit në një park në Japoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mes të plagosurve në parkun safari Nasu në distriktin Utsunomiya në provincën Tochigi, në veri të kryeqytetit Tokio, janë dy gra, punonjëse të parkut safari

Gjatë sulmit të një tigri në një park safari në Japoni janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve në parkun safari Nasu në distriktin Utsunomiya në provincën Tochigi, në veri të kryeqytetit Tokio, janë dy gra, punonjëse të parkut.

Zyrtarët e parkut theksuan se incidenti ndodhi teksa dy tigra u transportuan nga një vend ku ushqeheshin në një vend ku vizitorët mund t’i shikonin, përpara se parku të hapej.

Transmetuesi publik NHK raportoi se një grua e plagosur rëndë rreth moshës 20-vjeçare u dërgua në spital.

Pas ngjarjes, parku safari Nasu, shtëpia e 700 kafshëve, u mbyll përkohësisht për vizitorët.

Share This Article