Tre të vdekur në Gjermani pasi një fluturake goditi një shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona kanë vdekur pasi që një fluturake e lehtë goditi një shtëpi në Wesel, në Gjermaninë veri perëndimore, kanë thënë zyrtarët.

Identiteti i të vdekurve ende është i panjohur, edhe një fëmijë u trajtua për lëndime dhe tronditje. Fluturakja ka qenë për dy persona, shkruan BBC.

Imazhet tregojnë kulmin e një shtëpie të djegur dhe punonjësit e emergjencës që ishin aty pasi që është fikur flaka.

Shefi i policisë tha se “janë gjetur tre persona të vdekur në kulmin e shtëpisë. Edhe një fëmijë ishte i lënduar dhe tronditur. Fluturuesja e lehtë ishte nisur nga fusha Marl me dy persona”.

Një dëshmitar tha për gazetën Bild se kishte pasur eksplodim dhe flakë.

Edhe një parashutë u gjet afër vendit të eksplodimit dhe besohet se ka qenë sistemi për frenim emergjent i fluturueses.

Share This Article