Tre të vdekur në një aksident ku janë përfshirë tetë automjete, në një autostradë të Gjermanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë – të dielën në mbrëmje – në autostradën A3 të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, në këtë aksident janë përfshirë tetë automjete dhe ndodhi midis kryqëzimit Offenbacher Kreuz dhe Frankfurt Süd në drejtim të Këlnit.

Siç bëhet e ditur më tej, si pasojë, tre persona kanë vdekur ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që autostrada u mbyll edhe në drejtimin e kundërt për shkak të mbeturinave.

Autostrada u mbyll në të dy drejtimet gjatë gjithë natës ndërsa dëmi material vlerësohet në afërsisht 500,000 euro.

Share This Article