Tre të vdekur në Zhur të Prizren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka joftuar se tre persona kanë vdekur në një aksident në rrugën Prizren – Zhur.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se për shkak të një aksidenti mes një kamioni që po pastronte rrugën dhe një veture kanë humbur jetën tre persona. 

“Po e konfirmoj se gjatë një aksidenti mes një kamioni dhe një automjeti kanë humbur jetën tre persona. Hetuesit po kryejnë hetime”, ka thënë Gashi për Express.

Gashi thotë se ekipi mjekësor ka konstatuar se tre personat kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, Gazeta Express ka mësuar viktimat janë të fshatit Zhur, aty ku edhe ka ndodhur aksidenti dhe të vdekur kanë mbetur babai me dy djemë. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply