Tre të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, shkruan KOHA.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, një rast është në Spitalin e Gjakovës, një në të Gjakovës dhe një në atë të Gjilanit.

Ndërsa, gjatë këtyre 24 orëve, Kosova ka 48 persona të prekur me koronavirus dhe 142 të shëruar, transmeton KOHA.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën për media ka bërë me dije se do të mobilizohen që të ruhet distanca kufizese dhe të mos thyhen masat e vendosura.

“Vlerësimet janë që ne duhet të vazhdojmë me zbatueshmërinë e masave. Interesimi jonë ka qenë këto ditë mbarëvajtja e mësimit në shkolla. Qeveria e Kosovës edhe sot por edhe në vazhdim do të mundohet ta mbulojë dëmin ekonomik dhe bëj thirrje që deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka deklaruar Zemaj.

Share This Article