Tre vëllezër anglezë ofrojnë pemë e perime falas për të moshuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lagje në pjesën veriperëndimore të Anglisë duket se e ka një ndihmë të veçantë në luftën kundër koronavirusit. Tre fëmijë, vëllezër, po ofrojnë pemë e perime para shtëpisë së tyre për ata që nuk mund të shkojnë në dyqane.

Tre vëllezërit dhe prindërit e tyre i kanë ndihmuar më shumë se 50 fqinjë të izoluar që kanë nevojë për ushqim ose përkrahje tjetër. Ata jetojnë në rajonin e Mançesterit.

Nëna e djelmoshave, Angela Barry, u zotua për t’i ndihmuar fqinjët e moshuar pasi gjyshi i saj vdiq vitin e kaluar. Kështu, ajo i mobilizoi djemtë Joshuan, 9 vjeç, Benin, 7 vjeç dhe Isakun, 4 vjeç, për të kontribuar në këtë aspekt.

Familja Barry tashmë është bërë e famshme në komunitetin e tyre për tezgën me pemë e perime falas, shkruan “Daily Mail”.

Share This Article