Tre vëllezërit nga Ferizaj vdiqen brenda një muaji nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre vëllezër të një familjeje në Ferizaj janë shuar si pasojë e koronavirusit.

Vëllezërit Ferat, Murat dhe Berat Ymeri kanë ndërruar jetë brenda një muaji pasi nuk kanë mundur ta mposhtin Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, që të ndjerit i kishte familjarë.

“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur. Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, ka shkruar Murati.

Kujtojmë këtu se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka raportuar për 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19.

Share This Article