Tre vjet burg për shoferin që e shkeli për vdekje 24-vjeçaren në Shkup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me tre vjet burg është dënuar shoferi Jordan Gjorgjiev, i cili në janar të këtij viti e shkeli për vdekje me makinë një 24-vjeçare nga Radovishi.

Gjykatësja e kësaj lëndë, në leximin e aktgjykimit tha se shoferit Jordan Gjorgjiev do t’i merret leja për vozitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja gjithashtu tha se janë marrë parasysh të gjithë rrethanat lehtësuese dhe rënduese në këtë rast.

Në ditën e pranimit të fajësisë, Jordan Gjorgjiev deklaroi se nëse do të ishte e mundur të bënte diçka, do të ishte ta ndërronte vendin me viktimën.

Ndryshe, Gjorgjiev në ditën e aksidentit ka vozitur me shpejtësi prej 67,3 kilometra në orë, që është 17,3 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Share This Article