Tre vjet burgim për ish-farmacistin në SHBA që shkatërroi 500 doza të vaksinës antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ish-farmacist në Wisconsin të SHBA-së është dënuar me tre vjet burgim, pasi ai qëllimisht kishte shkatërruar 500 doza të vaksinës antiCOVID, raporton agjencia AP.

Steven Brandenburg ka marrë dënimin të martën, ndërsa ai ishte deklaruar i fajshëm në shkurt ndaj dy akuzave për dëmtim të produktit farmaceutik. Ai ka pranuar se ka hequr dozat e vaksinës së Modernas nga frigoriferi në Aurora Medical Center në Grafton, që gjendet në veri të Milwaukeet. Ai para marrjes së dënimit ka thënë se ndjehet i turpëruar dhe pranon fajin.

Prokurorët kërkuan dënim me burgim prej tre vjet e pesë muaj. Por gjykata e dënoi atë me tre vjet burgim.

Brandenburg është një i njohur për teori konspiracioni që beson se vaksinat janë produkt i djallit.

Share This Article