Tregjet globale, në rritje drastike/ Mbështeten nga lajmet se qeveria britanike do të rishikojë uljen e taksave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, dhe po mbështeten nga spekulimet se qeveria britanike mund ta rishikojë planin e saj të uljes së taksave. Indeksi pan-Europian, Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 1.7%, ndërsa sektori i lëndëve të para realizon fitimet më të mëdha me 2.7%.

Sesioni i së enjtes ka qënë shumë i paqëndrueshëm për tregjet globale, sidomos pas publikimit të të dhënave mbi inflacionin në SHBA. Por, në mbyllje të tregtisë, si Wall Street ashtu edhe bursat aziatike u rritën ndjeshëm. Ditën e sotme, Banka e Anglisë duhet të mbyllë programin e blerjes së bonove, por sipas informacioneve ky program mund të shtyhet përtej këtij afati.

Ndërhyrja e Bankës së Anglisë shmangu një kolaps në tregun e fondeve private të pensioneve, që ndikoi edhe në forcimin e paundit britanik. Por, sipas analistëve rritja e monedhës britanike mund të jetë e përkohshme.

SCAN

Share This Article