Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 110.6 lekë dhe është shitur me 111.5 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar një rritje të vlerës me 0.5 pikë nga një ditë më parë pasi blihet mëngjesin e sotëm me 144.5 lekë dhe shitet me 145.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane sakaq ka humbur gati një pikë nga dita e mërkurë duke u blerë këtë të enjte me 118.1 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane nuk ka shfaqur luhatje të kuotës këtë mëngjes duke vijuar edhe sot të blihet sërish me 120.7 lekë dhe të blihet me 121.4 lekë njësoj si ditën e djeshme.