Trembëdhjetë vjet nga vdekja e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda e muzikës pop, Michael Jackson, ka lindur më 29 gusht të vitit 1958 në Gary, Indiana.

Ditën e sotme (25 qershor) janë bërë plot 13 vjet që nga vdekja e tij, kurse për audiencën mbarëkombëtare ka qenë i njohur si: autor, kompozitor, producent e po ashtu edhe si valltar.

Ai nuk ka dyshim se ishte një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

I njëjti vdiq më 25 qershor të vitit 2009 në shtëpinë e tij në Los Angeles nga një sulm kardiak në zemër.

Ndërkaq, memoriali mbi jetën dhe veprimtarinë e tij u mbajt më 7 korrik të vitit 2009 në Staples Center, i cili u ndoq nga një shërbim familjar në Forest Lawn Memorial Park’s Hall of Liberty.

Nga statistikat që dolën askokohe, eventi arriti afro tre miliardë shikues duke e bërë njëherësh transmetimin live më të shikuar në historinë televizive.

Mariah Carey, Stevie Wonder, Jennifer Hudson, Usher – ishin vetëm disa nga yjet që performuan.

Share This Article