Trendi i fundit/ Emigrimi në Gjermani, pas mjekëve dhe infermierëve radhën e kanë farmacistët dhe dentistët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mjekëve dhe infermierëve, trendy më i fundit i ikjes drejt Gjermanisë janë farmacistët dhe dentistët të cilët mund të kenë hapur një biznes të tyrin në Shqipëri por sërish tentojnë Gjermaninë.

Por duket se këto dy profesione nuk e kanë aq të lehtë sa mjekët. Shteti gjerman u krijon barrierë kur bëhet fjalë për të hapur biznes pasi konsiderohet si konkurrencë ndaj shtetasve të tij.

“90% e tyre nuk e marrin diplomën me të parën”, tha mjekja Aurora Dollenberg.

Një farmacist apo dentist duhet të tentojë disa herë për t’u pajisur me diplomë e që më pas mund t’i krijohet mundësia për të hapur biznes, por deri atëherë është rrugë e gjatë. Ndërsa mjekët që ikin e kanë më të thjeshtë pasi shkojnë si të punësuar.

 “Mjekët tanë bëjnë atë që nuk duan të bëjnë mjekët gjermanë pasi ka stres, ka risk”, tha Dollenberg.

Vetëm në 5-vjeçarin e fundit kanë ikur nga Shqipëria 5 mijë bluza të bardha nga të cilët 1500 janë mjekë./TCH/

Share This Article