Treni çan në dysh kamionin me tuba titani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishte një mrekulli në çast të fundit ajo që i ndodhi një shoferi kamioni në Nju Jork, pasi mjeti i tij u përplas dhunshëm nga një tren mallrash, duke u ndarë në dysh.

Për fatin e mirë të drejtuesit, një polic që ishte aty në atë moment, i bëri thirrje që të dilte menjëherë nga kamioni, pasi pa nga larg që treni po afrohej me shpejtësi.

Fatmirësisht kamionisti arriti të dalë në kohë nga mjeti, duke mos pësuar asnjë lëndim nga përplasja fatale, që duhet thënë që shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Mësohet se shkak i ngjarjes ishte një pakujdesi e shoferit të kamionit, i cili bëri një kthesë të gabuar në rrugë, duke ngecur mes shinave, për të mos pasur më mundësi të lëvizë. Kamioni transportonte tuba titani në kuti druri drejt termocentralit “Bowline”.

Share This Article