Treni del nga shinat/ Aksident hekurudhor në Gjermani, viktima dhe dhjetëra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjendja është ende konfuze dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën me një kontingjent të madh.

Në ditën e fundit të shkollës në Garmisch-Partenkirchen, në jug të Gjermanisë, doli nga shinat një tren. Prej aksidentit hekurudhor gjetën vdekjen të paktën tre

vetë. Po ashtu ka pasur 60 të plagosur, 16 prej tyre në gjendje serioze, tha një zëdhënës i policisë në Garmisch-Partenkirchen.

Treni rajonal me destinacion Mynihun doli nga shinat rreth orës 12:45 dhe tre vagonë u përmbysën. Arsyeja nuk është ende e qartë. Pasagjerët e plagosur ishin të të gjitha grupmoshave, por në tren kishte një numër të madh nxënësish. Skuadrat e shpëtimit që arritën me ambulanca dhe gjashtë helikopterë i nxorën njerëzit nga dritaret e vagonëve të përmbysur./ DW

Share This Article