Treni godet për vdekje tre imigrantë në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre imigrantë kanë vdekur në jugperëndim të Francës, pasi janë goditur nga një tren kur ata ishin shtrirë në binarë, tha të martën një zëdhënëse e policisë franceze.

Zëdhënësja tha se katër imigrantë ndodheshin në binarë afër qytetit Saint-Jean-de-Luz, rreth orës 5 të mëngjesit, kur u goditën nga treni që po udhëtonte drejt Bordosë, shkruan Reuters.

Ajo tha se tre imigrantë vdiqën menjëherë, ndërsa një tjetër është lënduar seriozisht, duke shtuar se nuk është e qartë se pse këta persona ishin shtrirë mbi binarë.

Dy imigrantë kishin kombësi algjeriane, ndërsa kombësia e të tjerëve nuk dihet.

Kryetari i qytetit, Eneko Aldana-Douat, tha për një televizion lokal se zona afër kufirit me Spanjën është rrugë kalimi që shfrytëzohet nga imigrantët.

Share This Article