Treni me 243 pasagjerë përplaset me kamionin dhe del nga shinat, raportohen viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur kur një tren me pasagjerë u përplas me një kamion, në një kryqëzim pranë Misurit.

Sipas autoritetet, treni me pasagjerë ishte nisur nga Los Angeles dhe kishte destinacion Çikagon, kur përplasi kamionin, për të dalë më pas nga shinat.

Autoritetet bëjnë me dije se një prej viktimave është shoferi i kamionit, ndërkohë që 2 të tjerët ishin udhëtarë në tren. 9 persona u dërguan me urgjencë në spital, pasi kishin marrë plagë të rënda.

Dinamika e këtij aksidenti është ende e paqartë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Share This Article