Një treshe sulmi Messi-Benzema-Ronaldo e ëndërrojnë të gjithë, por ekziston vetëm një klub që ka luksin t’a realizojë.
Newcastle pas rikthimit në Champions League mund të bëhet protagonisti i vërtetë i tregut të transferimeve, pasi pronarët e “Magpies” kanë blerë klubet saudite për të cilat Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Karim Benzema mund të luajnë sezonin e ardhshëm.
Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite zotëron 80% të aksioneve të klubit nga veriu i Anglisë dhe dje njoftoi blerjen e 4 klubeve më të mëdha të Mbretërisë.
Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Nassr dhe Al-Hilal janë krijuar të gjitha si kompani të sapothemeluara me 75% të aksioneve në pronësi të PIF.
Duke qenë se kanë të njëjtët pronarë, nuk ka rregulla që ta ndalojnë Neëcastle që të huazojë një nga ose të tre super yjet së bashku.
Nuk ka një kufi të caktuar se sa lojtarë mund të ketë një klub i Premier League në huazim nga jashtë, që do të thotë në teori, Newcastle mund të nënshkruajë të tre.
Ronaldo luan për Al-Nassr dhe Benzema sapo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Al-Ittihad, ndërsa Messi edhe pse preferon një rikthim në Barcelonë, ka në tavolinë një ofertë me pagë mbi 350 milionë paund në vit nga Al-Hilal.
Megjithatë, do të ketë rezistencë të ashpër nga rivalët e Premier League nëse Neëcastle përpiqet të sjellë një yll global me çmim të lirë.
Bashkëpronari i Magpies, Jamie Reuben, tha për podkastin Business of Sport: “Për të përmbushur Fair Play Financiar, ne do të luajmë sipas rregullave”.