Tri ditë pas gurit themeltar anulohen procedurat për shtatoren e Demaçit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tri ditë pasi kishte organizuar ceremoninë e vënies së gurit themeltar, Zyra e kryeministrit në dorëheqje i ka anuluar procedurat për shtatoren e Adem Demaçit.

Të premten, në njëvjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar, ekzekutivi e kishte prezantuar si punë të kryer, përderisa ishte përcaktuar edhe për modelin e shtatores ende pa përfunduar procedurat.

Ishte paralajmëruar se shtatorja te “Rrethrrotullimi i flamurit”, në hyrjen jugore të Prishtinës, do të përurohej më 28 Nëntor, shkruan Koha Ditore. Por të martën e ka kthyer krejt procesin nga e para. Ka qenë vetë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ai që duket të ketë ndikuar në këtë vendim.

Autoriteti kontraktues ka njoftuar për anulimin e “aktivitetit të prokurimit” në konkursin ku aplikuan shtatë propozime ose “operatorë ekonomikë”. Juria e kishte vlerësuar me 61.60 pikë propozimin me numrin identifikues 6669, që kishte për autor skulptorin Gëzim Muriqi. Në ceremoni kjo bocetë nëpërmjet projektorit qe paraqitur si modeli nga i cili do të skulpturohej shtatorja e veprimtarit të shquar, ani pse ende nuk ishte bërë vlerësimi financiar e që është hapi i fundit.

Vlerësimi i jurisë, siç kishte raportuar gazeta të premten e 20 korrikut, ishte kritikuar nga njëri prej pjesëmarrësve, i cili edhe konkursin e kishte cilësuar si të manipuluar. Një javë më pas, gjatë ceremonisë, Shqiptar Demaçi, në emër të familjes, kishte shprehur pakënaqësi me zgjedhjen e modelit ideor për shtatoren e ardhshme. 

Share This Article