Tri kështjellat me ajër brenda të cilave luanin fëmijët, i merr era me vete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup fëmijësh bërtisnin me tërë forcën nga frika, kur kështjellat e mbushura me ajër i mori me vete era dhe së bashku me to edhe fëmijët që ishin brenda tyre.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin momentin kur një prej balonave gjigante ngritet në ajër gjatë një festivali në Bjellorusi.

Kështjella me ajër ngritet dhe fillon të sillet dhe më pas përplaset në tokë në veri të qytezës së Aleksandrisë.

Disa sekonda më pas, një kështjellë tjetër e tillë ngritet edhe më lart në ajër, dhe fillon të bie në mënyrë vertikale.

E ushtarë të shumtë që rastisën të jenë pjesë e festivalit, vrapuan për të ndihmuar katër fëmijë dhe tre të rritur që ishin lënduar në këtë aksident.

Që të shtatë të lënduar janë dërguar me urgjencë në spitalin Shkolov për trajtim, e me urdhër të liderit të këtij vendi Alexander Lukashenko, kanë filluar hetimet.

Share This Article