Tri orë pritje në Merdare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pritjet për të dalë nga Kosova duket se janë rikthyer mëngjesin e sotëm në disa pikëkalime kufitare, veçanërisht në Merdare.

Në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të cilat janë përditësuar pak para orës 09:00 thuhet se në Merdare pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në 3 orë, ndërsa kolona e mjeteve është 500 metra.

Ndryshe është situata në hyrje në këtë pikë kalim kufitar, pasi pritjet janë deri në 15 minuta, transmeton kp. 

Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona është deri në 40 metra. Në hyrje pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.

Tek Dheu i Bardhë pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje janë deri në 15 minuta.

Share This Article