Tri raste pozitive me COVID-19 të premten në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm 3 persona, nga 3,513 testime të kryera.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article