• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, June 25, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Tri të panjohurat pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Tri të panjohurat pas sulmit amerikan ndaj Iranit

by albnews
23 June, 2025
in Bota
0
28
VIEWS

Nga Nicholas Kristof – New York Times

Presidenti Trump ka deklaruar se ka arritur një “sukses të jashtëzakonshëm ushtarak” me shkatërrimin e tre objekteve në Iran; do të shohim nëse kjo është e vërtetë. Ajo që është e qartë, është se ai e ka futur Amerikën në një luftë me Iranin që vetë e pranon se mund të përshkallëzohet.

Përtej dyshimeve mbi bazën ligjore të bombardimeve ndaj Iranit, shoh rreziqe për Amerikën dhe botën që lidhen me tre të panjohura themelore.

Pasiguria e parë ka të bëjë me mënyrën sesi Irani do të kundërpërgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar më herët se, “Dëmi që do të pësojë SHBA-të do të jetë patjetër i parikuperueshëm nëse ajo përfshihet ushtarakisht në këtë konflikt”.

Irani ka shumë mundësi në dispozicion, përfshirë sulme ndaj bazave amerikane në Irak, Bahrein dhe rajone të tjera. Mund të ndërmarrë edhe sulme kibernetike, të godasë ambasadat amerikane apo të mbështesë sulme terroriste.

Një tjetër opsion do të ishte përpjekja për të mbyllur ngushticën e Hormuzit, pjesërisht apo tërësisht, përmes sulmeve ndaj anijeve apo vendosjes së minave detare. Kjo do të ishte një goditje për ekonominë globale, pasi një e katërta e naftës së botës kalon nëpër këtë ngushticë.

Ekspertët më kanë thënë se SHBA-të do të mund ta hapnin përsëri ngushticën me kalimin e kohës, por me kosto ekonomike dhe të tjera. Kur Irani e minoi këtë ngushticë në vitin 1988, një minë dëmtoi rëndë një fregatë të Marinës Amerikane, USS Samuel B. Roberts.

Kur SHBA-të vranë gjeneralin iranian Qassem Suleimani në vitin 2020, Irani u përgjigj me një breshëri raketash ndaj bazave amerikane në Irak. Një avion pasagjerësh ukrainas u rrëzua aksidentalisht, duke vrarë të 176 personat në bord.

Dyshoj se këtë herë Irani mund të dëshirojë të kundërpërgjigjet edhe më ashpër, pjesërisht për të rikthyer efektin frikësues, por kapacitetet e tij për ta bërë këtë mund të jenë më të kufizuara. Për shembull, sulmet izraelite mund ta kenë dëmtuar aftësinë e Iranit për të minuar ngushticën dhe një veprim i tillë do të ndalonte edhe eksportin e naftës iraniane drejt Kinës, duke zemëruar kështu Pekinin.

Por ia vlen të kujtojmë atë që ish-sekretari i mbrojtjes, James Mattis, ka thënë dikur: “Asnjë luftë nuk përfundon derisa armiku të thotë se ka përfunduar. Ne mund të mendojmë se ka mbaruar, por në fakt, është armiku që vendos”.

Pasiguria e dytë është nëse sulmet izraelite dhe amerikane i kanë dhënë fund programit bërthamor të Iranit, apo ndoshta e kanë përshpejtuar atë. Kjo varet, pjesërisht, nga suksesi i bombardimeve në Fordo dhe vende të tjera, diçka që do të marrë kohë për t’u kuptuar.

Nuk ishte e sigurt më parë nëse edhe bombat amerikane prej 13 mijë kilogramëshe do të ishin të mjaftueshme për të shkatërruar objektin në Fordo, i cili ndodhet thellë në një mal shkëmbor.

Nuk dimë gjithashtu nëse Irani ka ndërtuar qendra të tjera me centrifuga në vende të panjohura. Ka një konsensus të gjerë se një Iran me armë bërthamore do të ishte katastrofike dhe do të nxiste vende të tjera të rajonit të ndërtonin programet e tyre bërthamore. Por Tulsi Gabbard, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar në administratën Trump, deklaroi publikisht këtë pranverë se Irani nuk ishte duke ndërtuar një armë bërthamore. Ajo e minimizoi këtë kërcënim.

Rreziku është që sulmet izraelite dhe amerikane ta shtyjnë Iranin të mendojë se tani me të vërtetë i duhen armët bërthamore. Sepse, nëse do t’i kishte, Izraeli do të kishte më pak gjasa ta bombardonte.

Sipas ekspertëve, Irani tashmë ka pasuruar sasi materiali të nevojshëm për deri në dhjetë armë bërthamore. Besohet se kjo material ndodhej në qytetin e Isfahanit. Trump deklaroi se SHBA-të kanë goditur Isfahanin, por nuk është e qartë nëse objekti është shkatërruar.

Çështja e tretë dhe më e rëndësishme është kjo: A është ky fundi i konfliktit apo fillimi i tij?

Optimistë si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duket se besojnë se ai dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë si programin bërthamor të Iranit, ashtu edhe vetë regjimin iranian. Por nga ana tjetër, Netanyahu ishte mbështetës i zjarrtë i luftës në Irak dhe mendonte se ajo do të sillte ndryshim edhe në Iran. Në të vërtetë, nga lufta në Irak përfitoi Irani.

Edhe nëse kapaciteti i pasurimit të uraniumit është eliminuar, ekspertiza për ta bërë këtë nuk mund të zhduket. Pra, nëse regjimi mbetet në fuqi, kjo mund të jetë thjesht një pengesë e përkohshme dhe jo fundi i programit bërthamor.

Sa për idenë se bombardimet do të rrëzojnë regjimin, nuk ka shumë sinjale që e mbështesin këtë. Opozitarë iranianë, si fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, e dënuan bombardimin javën e kaluar dhe i bënë thirrje Trump-it që ta ndalë atë, e jo të bëhet pjesë e tij.

Nga udhëtimet e mia në Iran, kam parë sa i papëlqyer është regjimi. Irani, në nivel popullor, më është dukur gjithmonë një nga vendet më pro-amerikane në rajon, pikërisht sepse qeveria përçmohet për korrupsionin, hipokrizinë dhe paaftësinë ekonomike.

Kjo ndjesi pro-amerikane dukej si një shenjë e mirë për të ardhmen, pas vdekjes së liderit suprem. Por një qeveri pro-amerikane bëhet më pak e mundshme nëse kemi zhvilluar luftë kundër Iranit. Në fakt, ndryshimi i regjimit mund të marrë më shumë formën e një grushti shteti nga linja e ashpër, sesa një tranzicion demokratik. Edhe një herë, diapazoni i mundësive është i gjerë dhe disa prej tyre, tepër shqetësuese.

“Ndërsa të gjithë pajtohemi që Irani nuk duhet të ketë një armë bërthamore, Trump braktisi përpjekjet diplomatike për të arritur këtë qëllim dhe zgjodhi në vend të tyre të rrezikojë jetët e amerikanëve, të kërcënojë më tej forcat tona të armatosura në rajon dhe të na fusë në një tjetër konflikt të gjatë në Lindjen e Mesme. Komuniteti amerikan i zbulimit ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur se Irani nuk po ndërton një armë bërthamore. Kishte ende kohë që diplomacia të funksiononte”, tha Senatori Chris Van Hollen, demokrat nga Marylandi, duke përshkruar rrezikun nga vendimi i Trump.

Kjo më duket e saktë. Fjalimi i Trump-it ishte triumfalist, por është shumë herët për të festuar dhe ka ende shumë paqartësi përpara.

*Nicholas Kristof është një gazetar dhe autor amerikan, fitues i dy çmimeve Pulitzer. Ai iu bashkua The New York Times në vitin 1984, ku ka qenë shef byroje në Hong Kong, Pekin dhe Tokio, dhe prej vitit 2001 është kolumnist. Ka fituar çmime për raportimin nga masakra në Sheshin Tiananmen, gjenocidi në Darfur dhe për një dokumentar mbi Covid-19

Previous Post

Murati: Kosova rrezikon të humbas 90 milionë euro nga Banka Botërore shkak i bllokadës në Kuvend

Next Post

BE dhe Mbretëria e Bashkuar zyrtarizojnë marrëveshjet për bashkëpunimin në peshkim dhe energji

albnews

albnews

Related Posts

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane
Bota

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane

25 June, 2025
Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael
Bota

Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael

25 June, 2025
Xhek London, djali që u braktis nga i ati dhe mori mbiemrin e njerkut! Romancieri e arsimoi veten nëpër bibliotekat publike
Bota

Xhek London, djali që u braktis nga i ati dhe mori mbiemrin e njerkut! Romancieri e arsimoi veten nëpër bibliotekat publike

25 June, 2025
Next Post
BE dhe Mbretëria e Bashkuar zyrtarizojnë marrëveshjet për bashkëpunimin në peshkim dhe energji

BE dhe Mbretëria e Bashkuar zyrtarizojnë marrëveshjet për bashkëpunimin në peshkim dhe energji

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael

Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael

25 June, 2025
Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA, në Durrës

Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA, në Durrës

25 June, 2025
Festivali i muzikës Glastonbury hap dyert, rreth 200 mijë fansa do të ndjekin nga afër performancat e yjeve

Festivali i muzikës Glastonbury hap dyert, rreth 200 mijë fansa do të ndjekin nga afër performancat e yjeve

25 June, 2025
Xhek London, djali që u braktis nga i ati dhe mori mbiemrin e njerkut! Romancieri e arsimoi veten nëpër bibliotekat publike

Xhek London, djali që u braktis nga i ati dhe mori mbiemrin e njerkut! Romancieri e arsimoi veten nëpër bibliotekat publike

25 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4960 shares
    Share 1984 Tweet 1240
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2492 shares
    Share 997 Tweet 623
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1929 shares
    Share 772 Tweet 482
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1847 shares
    Share 739 Tweet 462
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1715 shares
    Share 686 Tweet 429
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM