Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin për zhvillimin e mëtejshëm të triadës bërthamore.
Forcimi i triadave bërthamore bëhet me qëllimin e ruajtjes së balancës së fuqisë në sistemin ndërkombëtar. Aktualisht Rusia ka kapacitetin më të madh të armëve bërthamore në botë. Sipas Putin, po punon për të prodhuar modelet më të fundit dhe më të avancuara të armëve. Triadat bërthamore ruse, janë një referencë për raketat bërthamore balisitike, tokë-det dhe ajër.
“Ne planifikojmë të zhvillojmë më tej armët bërthamore si një garanci e parandalimit strategjik dhe për të ruajtur ekuilibrin e fuqisë në botë. Rritja e aftësive luftarake të të gjitha degëve dhe shërbimeve të Forcave tona të Armatosura, vënë si detyrë luftarake krenarinë e projektuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve – sistemet më të fundit ku konfirmohen cilësitë dhe vetitë e tyre unike. Po ashtu, ne do të vazhdojmë të punojmë në prodhimin e modeleve më të avancuara të armëve”, tha Putin.
Putin në fjalën e mbajtur përpara të sapo diplomuarve të ushtrisë ruse, theksoi nevojën për ndërtimin e një botë multipolare, term shumë i diskutuar kohët e fundit nga vendet e BRIC-s. Rusia, sipas Putin është gati për një debat të gjerë ndërkombëtar mbi idetë e sigurisë euroaziatike, duke përfshirë anëtarët e NATO-s. “Unë paraqita vizionin tonë për sigurinë e drejtë dhe të pandashme në Euroazi në një takim të fundit me udhëheqjen e Ministrisë së Jashtme. Ne jemi gati për një diskutim të gjerë ndërkombëtar mbi këto çështje thelbësore si me kolegët tanë nga Euroasia dhe BRICS, por edhe me grupet e tjera ndërkombëtare, duke përfshirë vendet anëtare evropiane dhe të NATO-s”, tha Putin.
Sakaq, Putin tha gjatë vizitës në Azi se Rusia po konsideron rishikimin e doktrinës ruse për përdorimin e armëve bërthamore. Traktati i fundit i mbetur i kontrollit të armëve që kufizon numrin e armëve strategjike bërthamore që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të vendosin do të skadojë në vitin 2026.