Tribunali i OKB-së: Rusia të lirojë marinarët ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Rusia duhet të lirojë menjëherë 24 marinarët ukrainas dhe të zhbllokojë tri anijet detare që Moska i konfiskoi në nëntor të 2018”, është vendimi që
ka marrë një tribunal i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vendimi është publikuar sot nga Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, lidhur me çështjen që ka dërguar në këtë gjykatë Ukraina ndaj Rusisë.

Në  nëntor të një viti më parë Rusia konfiskoi në afërsi të urës në Ngushticën Kërç, që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë tri anijet ukrainase.

Marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve janë të acaruara që prej 2014, kur Moska aneksoi Krimenë dhe ofroi mbështetje ushtarake, politike dhe ekonomike, për separatistët që po luftojnë kundër Kievit, në pjesët lindore të Ukrainës.

Share This Article