Tritan Kalo: Mos e refuzoni vaksinën dhe zbatoni masat, ende shumë larg fitores

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjeku i njohur Tritan Kalo u kërkon qytetarëve që të mos e refuzojnë mundësinë e vaksinimit kundër Covid.

Ndër të tjera Kalo shprehet se numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve, por kërkon ende kujdes maksimal për zbatimin e masave.

Po ashtu doktori ka një apel edhe për të rinjtë kur u kujton që mosha e të shtruarve në spitalet COVID varion nga 31-vjeç.

Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese….

Numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim fitore!!!….

Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, distancim fizik kur dhe ku është e mundshme), si dhe mundësinë e të vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet….

T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19….Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush kurrë nuk do të mungojë…Together forever!!” shkruan mjeku i njohur.

Share This Article