Tritan Shehu: Absurde të ‘mbrohesh’ nga një takim me ambasadorët që e ke kërkuar vetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti Tritan Shehu reagoi pasi deputeti Lulzim Basha e shiti publikisht një takim të kërkuar prej tij me ambasadorët, si mbështetje për të.

“Absurditet kur kërkon të “mbrohesh” nga një takim me ambasadorët, që e ke kërkuar vetë.

Takimi i sotëm me Grupin Quinto është kërkuar nga vetë Z. Basha e jo nga ambasadorët e nderuar, që janë pjesë e tij.

Kjo ka një rëndësi të madhe interpretative, mbi të cilën kërkohet të spekulohet.

Sidoqoftë unë mendoj se secili nga ne për të qenë i rëndësishëm në PD duhet të llogarisë mbështetjen që ka në anëtarësinë e PD e jo të kërkohet të simuloje imazhe sureale për gjoja mbështetje nga ambasadorët.

Për neve në PD votojnë anëtarët e saj, ose të deleguarit e tyre.

Delegatët votuan të shtunën në Kuvend, anëtarët do të votojnë me datë 18 në referendum,” shkruan Shehu.

Share This Article