Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sasi lënde shpërthyese është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në qytetin e Durrësit, në pronësi të ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i vendosur në lagjen nr.1 pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.

Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë dhe ato xheniere, të cilat kanë rrethuar vendngjarjen dhe më pas kanë kryer shpërthim të kontrolluar të mjetit shpërthyes.

Paraprakisht nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në hotelin e Dakos, teksa policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të krijuar një identikit të autorit.

Share This Article