Tritoli në derën e dy motrave në Elbasan, hetimet zbulojnë autorin e dyshuar me precedentë penalë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të vendosjes së tritolit në derën e banesës së motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, 5 ditë më parë në Elbasan.

Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin prej dy muajsh me qira motrat Nikolli.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është vënë re një person duke lëvizur në zone, në orën kur ka ndodhur shpërthimi me tritol.

Autori i dyshuar, emri i të cili ende nuk bëhet i ditur, rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Ndërkohë për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, për shkak të lidhjes që njëra prej tyre, Alda Nikolli kishte me të dënuarin që ka marrë statusin i penduari i drejtësisë.

Ndërkohë edhe e motra e saj, Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, pasi është e dashura e Amarildo Nikollit, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli ku është kthyer në një të penduar të drejtësisë.

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i motrave Nikolli, 26 vjecari Enea Thomarai, të cilin e ka dëmtuar dera e banesës së tij.

Share This Article