Nëna e Jerome Boateng, ish-futbollistit të kombëtares së Gjermanisë, nëpërmjet një emaili të dërguar ndaj një avokati nga Berlini ku akuzonte djalin e saj se kishte abuzuar me femrat për vite me radhë.
Emaili është publikuar nga gazeta e njohur gjermane Spiegel ku zbulohen gjëra tronditëse. “Për vite me radhë, djali im ka abuzuar me femrat mendërisht dhe fizikisht. Tani Kasia Lenhardt ka kryer vetëvrasje dhe ende nuk dëshiron të pranojë pasojat e sjelljes së tij”, shkruhej në emailin e dërguar nga nëna e Boateng.
Futbollisti u përball me një tragjedi të madhe në fillim të vitit 2021 kur, vetëm pak ditë pas ndarjes, ish e dashura e tij Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje. Pak para vdekjes së saj, një avokat i paidentifikuar tha për “Der Spiegel”, Lenhardt donte të paraqiste një ankesë kundër Boateng për dhunë gjinore.