Tronditen “djajtë e kuq”, Mason Mount mbetet 6 javë jashtë fushave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy paraqitjeve të para me “djajtë e kuq” të Manchester United, ku nuk arriti dot të shkëlqente, duket se gjithçka po merr të tatëpjetën për “fantazistin” e mesfushës, Mason Mount, i cili tani është i detyruar të rri 4-6 javë jashtë fushës, pas një dëmtimi të pësuar në përballjen e fundit ndaj Tottenham.

Kështu, 24-vjeçari anglez do të mungojë në përballjet ndaj Nottingham Forest, “topçinjve” të Arsenal, “pulëbardhave” të Brighton dhe të sapongjiturve në elitë, Burnley, mungesë kjo e madhe për teknikun Ten Hag.

Ndërkaq, kujtojmë se Mount u transferua te “të kuqtë” e United gjatë merkatos së verës, me “gjigandët” anglezë që derdhën në arkat e “bluve” të Chelsea, plot 64.2 milionë euro, për kartonin e mesfushorit.

Share This Article