Tronditëse/ Nëna ndihmon vajzën të abortojë në muajin e 7-të të shtatëzanisë, foshnjën e hedhin në tualet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Podujevë të Kosovës.

Nëna ka ndihmuar vajzën e saj vetëm 19-vjeçe që të abortojë në shtëpi në muajin e shtatë. Këtë krim, nënë e bijë e kanë kryer në banjon e banesës dhe dyshohet se foshnja ka rënë brenda në tualet

Rasti u zbulua pas komplikacioneve që pati vajza, e cila më pas kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e spitalit.

Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”sipas KPRK-së”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Pas zbulimit të rastit, nënë e bijë janë arrestuar nga policia.

Share This Article