Tronditet Belgjika, Ish-ministri belg rrëfen se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga një prift: Të gjithë në konvikt e dinin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri belg i Drejtësisë, Vincent Van Quickborne, ka qenë viktimë e abuzimit nga një prift. Pasi dha dorëheqjen si ministër i drejtësisë pas sulmit terrorist në Bruksel, ai tregoi një sërë ngjarjesh që përjetoi gjatë qëndrimit të tij në konvikt në Ghent. Sipas tij, ishte e zakonshme që një prift të kryente veprime të tilla.

“Nëse do të ishe i sëmurë, prifti do të vinte në dhomën tënde dhe do të duhej të hiqje pantallonat”, tha Vincent Van Quickborn. 

Ai gjithashtu tha se edhe shumë djem të rinj ishin viktima.
Sipas tij, diçka e tillë i kishte ndodhur edhe djemve të tjerë. Ish-ministri vuri në dukje se ata nuk kishin folur as me prindërit e tyre për atë që po ndodhte. Siç thekson rrjeti rtl, emri i personit figuronte në listën e emrave të priftërinjve të akuzuar për dhunë seksuale në Belgjikë. Ai po ashtu tha se prifti nuk jeton më.
Share This Article