Tronditet Italia, persona të maskuar rrëmbejnë 5-vjeçaren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vajzë 5-vjeçare raportohet të jetë rrëmbyer nga persona të panjohur në rajonin e Katanias në Itali. Sipas denoncimit të nënës në policinë e Mascalucia, fëmija u rrëmbye nga tre persona të armatosur dhe me kapuç, ndërsa ajo ishte me të në makinë.

Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias, i cili hapi një hetim duke deleguar hetimet te karabinierët.

Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale, pasi një ngjarje e tij nuk shënohej prej kohësh në Itali.

Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.

Hetuesit përjashtojnë mundësitë që rrëmbimi të jetë vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim, pasi familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për zhvatje.

Share This Article