Tronditet Koreja e Jugut, 1 viktimë dhe 12 të plagosur pas një sulmi terrorist në një qendër tregtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 12 persona janë plagosur në një sulm nga një burrë pranë kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul. I dyshuari ngiste makinën e tij dhe papritur ndaloi dhe qëlloi katër persona. Më pas goditi me thikë të paktën nëntë të tjerë në një qendër tregtare.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pranë një stacioni metroje gjatë orës së pikut në qytetin e udhëtarëve të Seongnam të enjten.

Një burrë rreth të 20-ave u arrestua në vendngjarje, por motivi është i paqartë. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe disa thuhet se janë lënduar rëndë. Kjo ngjarje vjen gati dy javë pas një goditjeje me thikë në Seul.

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Pavarësisht kësaj, incidentet e dhunshme janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut.

Share This Article