Tronditet Manchester City, 115 akuza të ngritura, nëse shpallet fajtor rrezikon rënien nga elita

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alarm te Manchester City. Kampionët e Premier League rrezikojnë të bien nga kategoria nëse shpallen fajtore për 115 akuzat e ngritura ndaj tyre.

Shkak është bërë Fair Play Financiar që mund ta dërgojë Manchester City jashtë elitës së futbollit anglez. Qytetarët  akuzohen për 115 shkelje të rregullave financiare dhe seancat që do të zgjasin dhjetë javë janë planifikuar të fillojnë muajin e ardhshëm.

Nga Anglia raportojnë se City është akuzuar për parregullsi financiare që shtrihen në një periudhë prej nëntë vitesh dhe çdo gjë nis nga viti 2009. Sigurisht kampionët i frikësohen dënimit më të rëndë se nëse shpallen fajtorë, do ti zbriten 70 deri në 80 pikë e përkthyer ndryshe, rënien e menjëhershme nga kategoria.

Sipas The Times, një zyrtar i Premier League u shpreh se situata është serioze. “Manchester City përballet me përjashtim të menjëhershëm nëse shpallet fajtore për 115 akuzat e ngritura, nuk do të ketë aspak tolerime”, tha ai.

Vetë klubi i Manchester City ka refuzuar ta komentojë situatën ndonëse mohon çdo akuzë dhe është i bindur se do të qëndrojë në elitë.

Share This Article