ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  4 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  4 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  4 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tronditet Tirana, vëllai vret vëllain dhe kunatën, të gjitha detajet e reja nga krimi i rëndë

albnews by albnews
30 August, 2022
in Albania
0
Tronditet Tirana, vëllai vret vëllain dhe kunatën, të gjitha detajet e reja nga krimi i rëndë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy të vrarë me armë zjarri është bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se vëllai ka qëlluar vëllain dhe gruan e tij, duke i marrë jetën. Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur Alban Muskurti, 44-vjeç dhe Nora Muskurti, 33 vjeçe. Ata ishin prindër të 3 fëmijëve.

RelatedPosts

Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Një në katër të rinj morën kredi për t’u larguar nga Shqipëria

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen, për herë të parë në pesë vjet

Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Arsen (Hamza) Muskurti 38 vjeç. Ai u arratis nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia rreth 2 orë më vonë.

Çifti i bashkëshortëve mësohet se kishin një agjenci udhëtimesh. Rrethanat dhe shkaqet momentalisht janë të paqarta.

Viktima e akuzonte vëllain për vjedhje, konflikti që çoi në vrasjen e dyfishtë në Tiranë

Alban Muskurti, 44-vjeç dhe Nora Muskurti, 33 vjeçe mbetën të vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Ata u qëlluan për vdekje nga vëllai i viktimës Arsen (Hamza) Muskurti, 38 vjeç.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë një konflikt mes palëve.

Burime bëjnë të ditur se çifti Muskurti ishin pronarë të një agjencie udhëtimesh në zonën e Myslym Shyrit, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas të njëjtave burime, vëllezërit e kishin pasur këtë agjenci bashkë, por mësohet se ata u përfshinë në konflikt me njëri-tjetrin pasi viktima, Alban Muskurti, e akuzonte vëllain e tij se i kishte vjedhur një shumë të madhe parash.

Konflikti në fjalë duket se vërtetohet edhe në rrjetet sociale, aty ku autori i dyshuar i ngjarjes, e akuzonte vëllain dhe bashkëshortin e tij për shpifje e baltosje dhe hidhte vrer mbi ta.

Vrau vëllain dhe kunatën, ja çfarë shkruante për ta Arsen (Hamza) Muskurti në statusin në Facebook

Hamza Muskurti, i njohur ndryshe si Arsen Muskurti, i cili pasditen e sotme vrau vëllain dhe kunatën e tij, ka reaguar më herët me anë të një postimi në rrjetet sociale më 13 Gusht, ku ka treguar se konflikti i tyre ka qenë më i hershëm. Ai e quan vëllain e tij të mallkuar nga nëna e tyre dhe po ashtu shprehet se ‘Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bie vetë në gropë’. Mesa kuptohet nga postimi i tij marrëdhëniet mes vëllezërve kanë qenë prej kohësh shumë të tensinuara.

‘Ju që po përhapni zullum dhe fasad në tokë nëpërmjet Facebook dhe ËhatsApp-it. Ju që keni Facebook dhe ËhatsApp të rremë apo që ja keni vjedhur Facebook-un dikujt tjetër, jeni njëri nga këto persona Visjana Dada banore në Pogradec lagja industriale ndërtesa nr 28, Artur Xhukellari banor në POGRADEC lagja industriale ndërtesa nr 28 i shpallur në kërkim ndërkombëtar, VISJANA letrat për burg i ka çështje ditësh, dhe dëmshpërblim gjithashtu.

Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i Noor Travel që dërgon njerëz në UMRA në ARABI i bërë lanet (mallkuar) nga Nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj… Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet. Këto që keni bërë JU i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq dhe dashamirës të gjithë i dinë çfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj.

Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bie vetë në gropë. Nëna nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në HAK dhe ju kanë bërë zullum. Dhe për këtë gjë Dritan Muskurti, Nora Muskurti, Visjana Dada, Artur Xhukellari do të mbajnë përgjegjësi para Zotit, shtetit dhe njerëzve. Pra i keni bërë zullum 11 familjeve ato familje kanë vellezër, xhaxhallarë, dajallarë, kushirinjë, që nuk ju a falin këtë që keni bërë se i keni prek nderin dhe krenarinë. Varr mos paçit kushdo qoftë pas këtyre profileve në Facebook që nxirrni dhe foto të të tjerëve në fb dhe foto fëmijësh, turp, a keni zemër ju a keni ndjenja t’ju vijë turp, haram e paçit hallall nuk e keni sa të jemi gjallë dhe ky haram do t’ju shoqëroje dhe gjatë vdekjes. Çështjen tuaj ja kemi lënë Zotit të lartëmadhëruar dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do tju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë. Amin. Ja Allah Ja Allah Ja Allah’, thuhet në postimin e Hamza Muskurtit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result