• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Trump, Biden, përplasje për vaksinën

Trump, Biden, përplasje për vaksinën

by albnews
8 September, 2020
in Bota
0
5
VIEWS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ndërmori të hënën një tjetër sulm verbal ndaj rivalit të tij për zgjedhjet e 3 nëntorit, duke pretenduar se kandidatët demokratë për president dhe nënpresidente, Joe Biden dhe Kamala Harris “duhet të kërkojnë menjëherë falje për retorikën e papërgjegjshme anti-vaksinë”.

Zoti Biden tha të hënën se ai do të donte që të kishte një vaksinë që nesër, edhe sikur kjo t’i kushtonte rizgjedhjen. Por, shtoi ai, “nëse del një vaksinë e mirë, njerëzit do të hezitojnë ta marrin” sepse deklaratat e shpeshta keqinformuese të presidentit dhe të pavërtetat lidhur me virusin “po sabotojnë besimin e publikut”.

“Ai ka thënë kaq shumë informacione që nuk janë të vërteta”, tha zoti Biden.

Zoti Trump, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se në kundërshtim me “gënjeshtrat politike”, çdo vaksinë e miratuar nga qeveria federake për përdorim masiv, do të jetë “shumë e sigurt dhe shumë efektive”.

Presidenti Donald Trump në konferencë për shtyp të hënën më 7 shtator
Presidenti Donald Trump në konferencë për shtyp të hënën më 7 shtator

Kandidatët republikanë dhe demokratë i bënë komentet e tyre, ndërsa fushata presidenciale hyri në fazën më të nxehtë gjatë fundjavës së Festës së Punës, një kohë kur, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, COVID-19 vazhdon të shkaktojë vdekjen e rreth 1 mijë amerikanëve çdo ditë.

Zoti Biden shkoi të hënën Pensilvani, një nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, së bashku me presidentin e sindikatës AFL-CIO, Richard Trumka në kryeqytetin e shtetit, Harrisburg.

Ish-nënpresidenti Biden, e ka akuzuar presidentin Trump se e ka keqmenaxhuar pandeminë, duke shkakatuar më shumë pasiguri ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës.

Zoti Trump, nga ana tjetër, e vlerësoi punën e administratës mes pandemisë, duke parashikuar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë amerikane dhe duke deklaruar se nëse zoti Biden, të cilin ai e quajti një “ budalla”, fiton zgjedhjet “Kina do ta ketë në dorë këtë vend”.

Zoti Trump e ka paraqitur veten si dikush që i ka bërë rezistencë Kinës për çështjet e tregëtisë dhe duke kritikuar atë vend se ka lejuar koronavirusin të përhapet në shkallë globale.

Papunësia në Shtetet e Bashkuara u ul në 8.4% në gusht, por ekspertët ekonomikë thonë se mund të duhen muaj për një rimëkëmbje më të qendrueshme. Vetëm rreth gjysma e 22 milionë vendeve të humbura të punës nga pandemia, janë hapur përsëri.

Zoti Biden ka siguruar mbështetjen e tre sindikatave të mëdha, të cilat së bashku përfaqësojnë qindra-mijëra punonjës në gjithë vendin.

Zoti Trump e ka vënë theksin tek mbështetja e sindikatave që përfaqësojnë oficerët e policisë dhe tek një mesazh për “ligj dhe rend”, mes demonstratave kryesisht paqësore dhe disa veprimeve të dhunshme në protestat, në përgjigje të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e policisë në disa qytete.

Presidenti Trump po lufton gjithashtu për të ruajtur mbështetjen e veteranëve dhe atyre që shërbejnë në ushtrinë amerikane, pasi një revistë duke cituar katër burime të paidentifikuara, njoftoi se ai u ishte referuar marinsave amerikanë të varrosur në një varrezë amerikane pranë Parisit si “humbës” dhe “dështakë” dhe refuzoi të vizitonte varret e tyre gjatë një udhëtimi në vitin 2018 në Francë.

“Vetëm një kafshë do të fliste ashtu”, tha ai të hënën, i pyetur për artikullin e revistës “The Atlantic” në konferencën për shtyp. Ai e cilësoi artikullin një “histori të rreme”, që njerëz të tjerë e kanë përgënjeshtruar.

Disa organe mediash, përfshirë Fox News, që në përgjithësi është pro zotit Trump, kanë konfirmuar element të artikullit, duke iu atribuuar burimeve të veta, të cilat nuk i kanë identifukuar.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden flet në një takim me udhëheqës të sindikatave, në Lankaster të Pensilvanisë
Kandidati demokrat për president, Joe Biden flet në një takim me udhëheqës të sindikatave, në Lankaster të Pensilvanisë

Zoti Biden u takua të hënën në Lancaster të Pensilvanisë me tre punonjës sindikatash që kishin shërbyer në ushtrinë amerikane.

“A mendoni se këta burra dhe gra janë dështakë?” pyeti zoti Biden.

Kandidatja demokrate për nënpresidente, senatorja nga Kalifornia Kamala Harris dhe nënpresidenti Mike Pence, vizituan të hënën shtetin Uiskonsën, që është një nga fushë-betejat më të ashpra për zgjedhjet.

Kandidatja demokrate për nënpresidente, Kamala Harris në Uiskonsi.
Kandidatja demokrate për nënpresidente, Kamala Harris në Uiskonsi.

Zonja Harris, në aktivitetin e parë të fushatës vetëm, u takua me punonjës elektrikë dhe biznesmenë afrikano-amerikanë në Milluoki. Ajo u takua gjithashtu me familjen dhe avokatët e 29 vjeçarit afrikano-amerikan Jacob Blake, që u godit me armë zjarri dhe u paralizua në Kenosha të Uiskonsit, në prani të fëmijëve të tij.

Nënpresidenti Pence, vizitoi një impiant energjitik në qytetin La Kros.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence

Si Pensilvania, edhe Uiskonsëni, dy shtete tradicionalishte demokrate, ku zoti Trump fitoi në vitin 2016, pritet të jenë shtete vendimtare në nëntor. Sipas anketave, zoti Biden kryeson me një epërsi të lehtë në të dyja këto shtete.

Zoti Biden, që ka një epërsi të ngushtë edhe në disa shtete të tjera vendimtare, po ruaj avantazhin e tij tij ndaj zotit Trump në anketa kombëtare, me rreth 7 për qind më shumë.

Zoti Trump ka në plan të vizitojë këtë javë Karolinën e Veriut, Floridën, Miçiganin dhe Pensilvaninë.

Zoti Biden ka në plan të kthehet në Pensilvani të premten, kur si ai, si zoti Trump pritet të përkujtojnë 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, në Shanksvill, ku një avion u rrëzua ndërsa pasagjerët përpiqeshin të merrnin kontrollin e tij.

Previous Post

Dy gazetarë austrialianë ikin nga Kina nga frika e arrestit

Next Post

Bjellorusi, arrestohet në kufi opozitarja Maria Kolesnikova

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
Bjellorusi, arrestohet në kufi opozitarja Maria Kolesnikova

Bjellorusi, arrestohet në kufi opozitarja Maria Kolesnikova

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM