“Trump dëshironte t’i dërgojë në Guantanamo pacientët me COVID-19”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas librit të botuar së fundmi, ish-presidenti Trump derisa fliste me ndihmësit e tij në sallën e konferencave ‘John F. Kennedy’ ka pyetur “A nuk kemi një ishull që zotërojmë”, duke shtuar më tej, “Po për Guantanamo-n”

Sipas fragmenteve të një libri të dy reporterëve të Washington Post, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përpoq që amerikanët e infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) t’i dërgojë në burgun ushtarak në Gjirin Guantanamo, .

Sipas librit të botuar së fundmi, ish-presidenti Trump derisa fliste me ndihmësit e tij në sallën e konferencave ‘John F. Kennedy’ ka pyetur “A nuk kemi një ishull që zotërojmë”, duke shtuar më tej, “Po për Guantanamo-n”.

“Ne importojmë mallra. Ne nuk do të importojmë një virus”, ka theksuar Trump.

“Skenari i makthit: Brenda përgjigjes së Administratës Trump ndaj pandemisë që ndryshoi historinë” është shkruar nga dy gazetarët e Washington Post, Yasmeen Abutaleb dhe Damian Paletta. Ai përqendrohet në informacionin e marrë nga intervistat me mbi 180 persona, përfshirë stafin e Shtëpisë së Bardhe dhe zyrtarë të shëndetit publik.

Ai do të dalë në treg më 29 qershor, por Washington Post publikoi fragmente para botimit të librit.

Propozimi i ish-presidentit Trump për të dërguar amerikanët e prekur nga COVId-19 në Guantanamo shtangu ndihmësit e tij të cilët e rrëzuan idenë kur ai e shtyu atë për herë të dytë.

Share This Article