Trump: Detyrën e presidentit do ta marrë shumë shpejt Kamala Harris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Donald Trump akuzoi mediat amerikane se nuk treguan vëmendjen e duhur për rrëzimin presidentit Joe Biden nga shkallët e avionit presidencial, duke hedhur hipotezën se zv.presidentja Kamala Harris do të marrë shumë shpejt drejtimin e Zyrës Ovale.

“Ai rrëzim ishte i tmerrshëm. Në fakt ishin 3 rrëzime dhe nuk u përmendën nga pjesa më e madhe e mediave”, u shpreh presidenti Trump. “Kjo është diçka shumë e tmerrshme. Nuk ka më liri shtypi”, shtoi ai.

Mbrëmjen e së premtes faqet kryesore të MSNBC, CBS News, Washington Post, Los Angeles Times dhe New York Times shfaqën incidentin e rrëzimit të Biden në bazën Andreës.

Shtëpia e Bardhë u mundua të reagojë për ngjarjen duke thënë se presidenti nuk u lëndua dhe duke fajësuar erën për rrëzimin e tij.

Share This Article