Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, gjatë një bisede telefonike biseduan për tregtinë dhe rivalitetin në rritje për kontrollin e teknologjisë 5G, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë bisedës që u zhvillua një ditë më parë, dy liderët biseduan për fushat e bashkëpunimit, veçanërisht tregtinë, 5G dhe sigurinë botërore.
Kjo është telefonata e dytë në radhë mes Trump dhe Johnson që bëhet publike brenda një javë, gjë që nxjerr në pah mbështetjen e administratës amerikane ndaj kryeministrit të ri britanik.
Javën e fundit, presidenti amerikan u shpreh se dy shtetet po punojnë ndërkohë për një marrëveshje tregtare pas-Brexit.