Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart në kufirin mes dy Koreve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidenti i Koresë Veriore, Kim Jong-un, i kanë shtrënguar duart në kufirin mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore.

Pas takimit historik në kufirin mes dy shteteve, presidenti amerikan tha se është nder shumë i madh për të që ndodhet në atë vend. Të dy presidentët duket se përpiqeshin ta shfaqnin marrëdhënien e ngushtë që e kanë ndërtuar pas ndërprerjes së fyerjeve ndaj njëri-tjetrit.

“E kemi një miqësi një mrekullueshme. Jemi takuar dhe i kemi pëlqyer njër-tjetrit që nga dita e parë”, tha presidenti Trump.

Në anën tjetër, lideri korean, Kim Jong-un, i tha homologut amerikan: “Më vjen mirë që po të shoh përsëri. Kurrë nuk kam menduar se do të takohemi në këtë vend”.

“Është shumë e rëndësishme të takohemi. Kjo do të thotë se mund të ndihemi të lirshëm dhe të takohemi me njëri-tjetrin me përgjigje pozitive. Besoj se ky takim do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha diskutimet tona të ardhshme”, shtoi ai, shkruan “BBC”.

 

Share This Article